Me përvojën tonë shumëvjeçare në të gjitha fushat e logjistikës, ne mund t’u ofrojmë klientëve tanë zgjidhje për të gjitha problemet. Kjo vlen për kompanitë vendase që kërkojnë kontakte biznesi në vende të tjera europiane si dhe për kompani nga vende të tjera europiane që kërkojnë mbështetje për aktivitetet e tyre në Shqipëri. Kjo përfshin çështjet ligjore dhe trajtimin e rregulloreve dhe ligjeve lokale.
Ekspertizë
Legjislacioni doganor & akcizës është kompleks dhe kërkon njohuri specifike për ta kuptuar dhe interpretuar. Ne kemi kapacitetet dhe njohuritë e duhura mbi legjislacionin ndërkombëtar, Shqiptar dhe të Bashkimit Europian, në fushën doganore & akcizës, dhe në fushat e tjera që lidhen me tregtinë ndërkombëtare të mallrave si TVSH, Taksat Kombëtare etj.
Këshillim
Aftësitë profesionale dhe eksperienca e punës me kompani vendase dhe ndërkombëtare që operojnë në sektorë të ndryshëm na mundësojnë të ofrojmë udhëzime dhe rekomandime të kualifikuara, të personalizuara, të cilësisë së lartë, bazuar në praktikat më të mira. Shërbimet tona këshillimore mbulojnë të gjithë fushat e legjislacionit doganor & akcizës, dhe fushat e tjera që lidhen me tregtinë ndërkombëtare të mallrave.
Asistencë
Jemi të gatshëm dhe kemi kapacitete për të ndihmuar dhe suportuar Klientët tanë, me qëllim mbrojtjen e interesit të tyre. Ndihmojmë dhe suportojmë stafin e Klientëve tanë ose kryejmë për llogari të Klientëve tanë procedura, formalitete, kërkesa dhe apelime, ballafaqohemi me autoritetet doganore apo tatimore, në mënyrë që stafi të fokusohet në biznes pa shpenzuar kohë për çështje administrative të komplikuara dhe për realizimin e së cilave mund të mos ketë kapacitetet e nevojshme.
KONTAKT
admin@msmcustom.com
+355 694055601
+355 682073521
Zyra Qendrore, Terminali Doganor i Tiranes