Friendship Customs
Lindi në Durrës, në dhjetor të vitit 2018 nga tre aksionerë të cilët kanë qenë agjentë doganorë të licensuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe aksionerë në agjenci të tjera doganore që në fillimet e viteve 90. Përvoja dhe pjekuria e aksionerëve në këtë fushë e bëri më të lehtë për agjencinë shtrirjen e aktivitetit në rrethe. Nga viti 2018 e deri sot agjencia doganore “ Friendship Customs MSM “ ka rritur aktivitetin e saj duke shtuar degët dhe punonjësit . Sot kjo agjenci punon në 8 dege dhe ka 9 agjentë doganor të licensuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave shqiptare si dhe disa ndihmës agjentë . Agjentët doganor të saj janë të kualifikuar, me eksperiencë disa vjecare dhe njohës të mirë të kodit doganor. Disa prej tyre janë të specializuar në procedurat doganore të fasoneve, të tjerë në cdoganimet e ngarkesave me shumë kode doganore, ngarkesa që vijnë rifuxho me anije apo kontenier. Agjencia jonë ka në portin e Durresit një filial të dedikuar vetëm për cdoganimin e automjeteve me qëllimin e kryerjes së shërbimeve shpejt dhe me kosto të ulët. Eshtë pikërisht eksperienca, kualifikimi,korrektësia dhe energjia pozitive e punonjësve të saj, krenaria dhe arma e fortë e Friendship Customs MSM.
.Sot agjencia “Friendship Customs MSM “ ka degët e saj në:
- Durrës
- Tiranë
- Qafë Thanë
- Morinë
- Tropojë
- Qafë Prush
- Han i Hotit
- Bajzë
Gjatë gjithë ekzistencës së saj, Agjencia doganore “Friendship Customs MSM ” ka treguar përkushtim, korrektësi dhe ka qenë një bashkëpunëtore e mirë, e Doganës Shqiptare nga njëra anë dhe klientëve të saj nga ana tjetër. Agjencia doganore “ Friendship Customs MSM “ që në krijimin e saj u bë anëtare e Shoqatës Kombëtare të Agjentëve Doganorë Shqiptare dhe një prej aksionerëve të saj u bë dhe anëtare e bordit drejtues të kësaj shoqate.
MOTO
“Nëse Ne mund ti bëjmë gjërat mirë, të përpiqemi ti bëjmë ato më mirë. Të jemi të guximshëm, të jemi të parët, të jemi ndryshe, të jemi të drejtë.”
KONTAKT
admin@msmcustom.com
+355 694055601
+355 682073521
Zyra Qendrore, Terminali Doganor i Tiranes